Akuzë e rëndë! Votuesi i Ramës krah Berishës në Foltore, Bardhi: Ishte në reshtin e parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krah ish-kryeministrit Sali Berisha sot ka qenë një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon.

Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Bardhi tha se personi në fjalë, pa i përmendur merin ishte ulur në rresht të parë.

“Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e pare,”- tha Bardhi.


Shtuar 10.11.2021 23:59