Poroshenko akuzon Rusinë për vrasjen e politikanit rus, reagon Kremlini (VIDEO)
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vrasja e një is deputetit rus në Kiev është "akt i terrorizmit shtetëror" nga Rusia.

Poroshenko e bëri këtë deklaratë në Facebook dhe Twitter disa orë pasi Denis Voronenkov, u cili ishte zhvendosur në Ukrainë vitin e kaluar dhe ka kritikuar Qeverinë ruse, është vrarë në qendër të Kievit.

Vrasja është "një akt i terrorizmit shtetëror të Rusisë, të cilën Voronenkov është dashur ta lërë për arsye politike", tha Poroshenko.

Voronenkov, 45 vjeç, ishte deputet i Partisë Komuniste në Dumën e shtetit rus nga viti 2011 deri në shtator, 2016.

Por, nga ana tjetër, zyrtarë të Kremlinit kanë thënë se këto akuza janë absurde, njofton "RT". /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori