Mashtruesi turk mbërrin në gjykatën e Elbasanit, pritet të jepet masa e sigurisë

Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit shtetasi turk Faruk Fatih Ozër.

28 vjecari do të njihet me masën e sigurisë ndersa mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi do të kerkoje  caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”.

Gjykatës i gatshem mësohet se është Elis Dine. Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.