Pornografia, arrestohen 15 persona në Australi
Të paktën 15 persona të akuzuar për shfrytëzim seksual të fëmijëve janë arrestuar nga policia australiane. Mësohet se pjesëtarët e këtij rrjeti kanë shpërndarë materiale pornografike nëpër rrjete të ndryshme.

Policia njoftoi se kishte kryer kontrolle në 19 shtëpi dhe kishte sekuestruar kompjutera, telefona dhe disqe, në të cilat kishte qindra imazhe dhe video pornografike. Arrestimet erdhën pas një hetimi 4-mujor. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori