17-vjeçari “bën kërdinë”! Futet me makinë mes turmës, 11 persona në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lincolnshire të Britanisë së Madhe, ku 17-vjeçari u fut me makinë mes turmës duke lënë 11 persona të plagosur.

Sipas Daily Mail, aksidenti la pas pamje kaotike e të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po bën apel për të siguruar pamjet e kamerave apo telefonit të tij celular në mënyrë që të zbardhet dinamika e ngjarjes.


Shtuar 25.09.2022 16:11