Polonia rrezikon të drejtën e votës në Bashkimin Evropian
Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen ka deklaruar se BE mund të vendos që Polonia ta humb të drejtën e votës, nëse ky vend nuk ndërron kurs dhe angazhohet për respektimin e shtetit të së drejtës.

“Qeveria polake ka arritur limitin me politikat e saj. Nuk mund të bëjmë kompromise për shtetin e së drejtës, ose e respekton ose jo. Nëse nuk e respekton, Europa nuk mund të heshtë”, ka deklaruar Katainen. Ai ka shprehur besimin se, Merkel do të arrijë të bindë delegacionin polak që “të ndjekë vlerat bazë mbi të cilat Bashkimi dhe Europa janë ndërtuar”.

Polonisë mund t’i hiqet e drejta e votës në BE nëse të gjitha vendet anëtare do të jepnin një opinion pro kësaj mase ndëshkuese. /tch/
Shtuar më 07/02/2017, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori