Poloni, mbi 100 të vdekur nga i ftohti
Mbi 100 persona kanë gjetur vdekjen nga mesi i dhjetorit dhe deri tani nga moti i keq në Poloni. Sipas Ministrisë së Brendshme vetëm gjatë fundjavës së fundit, të karakterizuar nga rreshje të dendura dëbore në të gjithë vendin, u gjetën trupat e pajetë të tre personave të ngrirë.

Në janar, i ftohti i ka kushtuar jetën të paktën 20 polakëve. Shumica e të vdekurve, janë konfirmuar si të pastrehë ose të alkoolizuar, që për shkak të dehjes nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpitë e tyre, duke humbur jetën në rrugë gjatë natës. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori