Politikanët francezë flejnë në rrugë me të pastrehët (VIDEO)
Pëlqej
Pesëdhjetë deputetë të parlamentit francez kanë kaluar një natë në rrugë për të shprehur solidaritet me të pastrehët e vendit në këto fotë të ftohta.

Ligjvënësit francezë e kaluan natën në rrugët e kryeqytetit francezParisit të mërkurën, pasi temperaturat ranë deri në minus 2 gradë Celsius, përcjell albeu.com

Iniciativa u nis nga nënkryetari i Bashkisë së Etampes, Mama Sy, i cili u bëri thirrje zyrtarëve të zgjedhur që të "flinin" dhe të kuptonin seriozitetin e problemit duke qëndruar në solidaritet me popullsinë e pastrehë të qytetit gjatë temperaturave të dimrit.

Zëvendëskryetari i komunës vuri në dukje 6,000 njerëz të pastrehë që kishin marrë strehim të përkohshëm në të gjithë Francën gjatë javëve të fundit dhe i bëri thirrje qeverisë të vazhdonte me planin derisa të gjendej një zgjidhje e përhershme.

Një person i pastrehë përkufizohet si dikush që nuk ka një vendbanim fiks dhe të përhershëm dhe jeton në rrugë, në një automjet ose në strehimore.

Zyra e kryebashkiakut të Parisit llogariti 2,952 njerëz të pastrehë në kryeqytetin francez në mes të shkurtit. /albeu.com/































Shtuar më 02/03/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori