Policia vret dy vëllezërit terroristë (FOTO LAJM)

Policia franceze nuk ka mundur të bindë dy vëllezërit të vetëdorëzohen.

Forcat policore kanë shkëmbyer plumba me dy terroristët e dyshuar, duke i lënë ata të vrarë.

Vrasja është kryer nga komandot franceze të cilët kanë hyrë brenda objektit, që është njësi e Aeroportit të Parisit, në Dammartin–en–Goele.

Policia ka vrarë dy vëllezërit Kouachi, pas një sulmi ndaj tyre rreth orës 17:10, kur pasuan edhe të paktën tre shpërthime të mëdha në drejtim të supermarketit ‘Hypercachet’, të ndjekura me një breshëri të shtëna armësh nga të cilat mbetën të vrarë dy vëllezërit terroristë, pjesëmarrës në kryerjen e masakrës ndaj “Charle Hebdo”.

Vrasja e tyre është konfirmuar edhe nga kryetari i qytetit ku ka ndodhur pengmarrja.

Orëve të fundit policia vazhdimisht ka sulmuar drejt ndërtesës ku ndodheshin vëllezërit, në afërsi të portit Vincennes.

Dy terroristët e armatosur kishin edhe një peng me vete.

Por, se pengu ka arritur të shpëtojë.

Dy vëllezërit janë vrarë pas një rrethimi të gjatë në vendin ku ata qëndronin.

Në këtë mënyrë merr fund një ditë tmerri në Francë./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori