Kapet një nga kriminelët më të rrezikshëm, njihej me nofkën “gishtprerësi”

Ai njihet me nofkën “gishtprerësi” dhe “universitari” dhe është një nga kriminelët më të kërkuar në botë. Arratia e tij ka marrë fund pasi është arrestuar nga autoritetet zvicerane.

Ndaj Flor Bressers kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh.

Patrick Céréda, shefi për mediat në Policinë Kantonale të Zyrihut, u tha gazetarëve se “sipas procedurave këtu në Zyrih, ai akuzohet për falsifikim të kartave të identitetit në një shkallë të gjerë”.

Bazuar në informacionet nga jashtë dhe përmbajtja e urdhrit ndërkombëtar, ne duhet të supozojmë se personi duhet të klasifikohet si shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

Megjithatë ai ishte dënuar nga gjykata e Antwerp me 4 vjet burg për veprat: rrëmbim, marrje pengje, grabitje të armatosur, trafik droge dhe vjedhje.

Në pranga mësohet se ka përfunduar edhe një vazjë e re, shoqëruesja e tij.

Nofken “gishtprerësi” ai e kishte marrë pasi akuzohej se kishte përdorur gërshërë krasitjeje për t’i prerë gishtin një trafikanti droge për ndëshkim.

Ndërkohë ai njihej edhe me nofkën “universitari” pasi mendohet se ka një diplomë në kriminologji.

 


Shtuar 18.02.2022 14:25