Policia spanjolle shkatërron bandën që trafikonte shqiptarë në Britani
Pëlqej
Policia spanjoll shkatërron një bandë kriminale prej 72 personash që merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas mediave spanjolle, emigrantët dergoheshin kryesisht drejtë Britanisë së Madhe me dokumente false të blera në Itali ose Greqi, për të cilat paguanin nga 500 deri në 4,000 euro.

Policia bëri bastisje në dy shtëpi dhe një shtëpi publike në Barcelonë, ku sekuestruar 14,000 dollarë para të gatshme, si dhe një pistoletë. Nga hetimet e policisë ky grup ka mbi 180 persona, 14 prej të cilëve ishin të mitur dhe shumë gra. Disa nga gratë detyroheshin të punonin si prostituta.
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori