Policia spanjolle qëllon me armë një burrë, dyshohet për sulm terrorist
Pëlqej
Policia spanjolle ka qëlluar me armë një burrë i cili shkaktoi alarm për sulm terrorist pranë kufirit mes Spanjës dhe Francës.

Policët hapën zjarr mbi personin, i cili besohet se është francez me origjinë afrikano-veriore, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht kur automjeti me të cilin po udhëtonte u ndalua në një autostradë pranë La Jonquera në anën spanjollekufirit.

Ai u godit në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Raportet lokale njoftojnë se policët e urdhëruan të dilte nga makina në të cilën ishte dhe filluan të dyshonin në të pasi panë se ai kishte një objekt të dyshimtë në belin e tij. /albeu.com/



Shtuar më 18/11/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori