Policia serbe zbulon ditaret e Mlladic
Albeu.com
Policia serbe ka zbuluar ditare me përmbajtje ushtarake të ish-kryekomandantit të forcave të serbëve boshnjakë, Ratko Mlladic, gjatë bastisjes së shtëpisë së bashkëshortes së tij Bosillka Mlladic, në Beograd.Sipas informatave të mediuave serbe, ditarët janë gjetur nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar dhe kanë të bëjnë me luftën në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995).

Avokatët e Mlladicit, pohojnë se ditarët tashmë i janë dorëzuar Tribunalit të Hagës. Janë shkruar me dorë, personalisht nga Mlladici, në alfabetin qirilik.
Në to në mënyrë detajore janë përshkruar takimet e Mlladicit me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviqc, personalitete të larta ushtarake serbe, ndërsa përmendet edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton.
Në ditaret, Mlladici kritikon ndihmën nga Moska dhe këshillon korruptimin e senatorëve të SHBA-ve.
Ratko Mlladici është personi më i kërkuar nga Tribunali i Hagës, i akuzuar për gjenocid mbi shtatë mijë muslimanë boshnjakë në Srebrenicë. Me gjithe kerkimet e bera, akoma nuk eshte arritur kapja e njerit prej personave me te kerkuar ne bote.
Shtuar më 04/06/2009, ora 16:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori