Policia serbe ne gjurme te Ratko Mlladiqit
Albeu.com
Njësi të posaçme të policisë serbe sot në mëngjes në Beograd filluan kërkimin pas ish-liderit ushtarak të serbëve boshnjakë Ratko Mlladiq, i cili kërkohet nga Tribunali i Hagës.
Këtë e lajmëruan mediat e Beogradit, duke iu referuar burimeve në Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme.
Sipas burimeve të njëjta, policia është vendosur rreth shtëpisë së Ratko Mlladiq në lagjen periferike të Beogradit, Banovo Bërdo.
Aksioni i fundit i madh për të kapur Mlladiqin ishte në tetor të vitit të kaluar në afërsi të Novi Sadit.
Mlladiqi fshehet për vite të tëra dhe eviton me sukses dorëzimin e tij në Tribunalin e Hagës, i cili e kërkon për krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Integrimi evroatlantik i Serbisë është kushtëzuar nga bashkëpunimi i saj me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. /makfaks/
Shtuar më 23/02/2010, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori