Policia sekuestron 20 ton “Kulla Eiffel”
Pëlqej
Policia franceze ka kapur 20 ton miniatura të "Kullës Eifel" në një operacion të tregtisë së paligjshme të suvenirëve në Paris.

Zyrtarët francezë kanë hapur një gjyq ndaj shitësve kinezë, të dyshuar për import e furnizim të mallra për shitësit e paligjshëm. Nëntë persona janë arrestuar në pikat turistike si Muzeu i Luvrit dhe jashtë Kullës Eiffel.

Suvenirët metalikë si varëse celësash dhe dekorime të ndryshme shiteshin nga 1-10 euro.

Më shumë se një mijë kuti me sende të tilla u gjetën në dy depo dhe tre dyqane në mbrëmjen e së hënës (17 shtator).

Autoritetet kanë patur raste të shumta të emigrantëve ilegalë që shesin gjëra të tilla në rrugë vetëm për të mbijetuar.
Shtuar më 20/09/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori