Policia përleshet me qytetarët, rreth 50 të vdekur në Etiopi
Rreth 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një rrëmuje të krijuar pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe paralajmëroi për të shtëna me armë zjarri.

Mijëra njerëz janë mbledhur për një festë fetare në qytetin Bishoftu, ndërsa zyrtarët thanë se disa protestues anti-qeveritar hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë.

Menjherë pas këtij incidenti policia i'u kundërvu qytetarëve duke krijuar panik, raporton "BBC".

Ndërkaq zyrtarët e qeverisë kanë deklaruar se përgjegjësit për këtë ngjarje në të cilën humbën jetën rreth 50 persona, do të përballen me drejtësinë.

Sipas "BBC", trazirat në Etiopi kanë filluar rreth një vit më parë, pasi disa rajone janë revoltuar me margjinalizimin ekonomik dhe politik nga qeveria. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori