Policia në Papua Guinea vret katër studentë
Katër studentë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur policia hapi zjarr ndaj protestave të studentëve në kryeqytetin e Papua Guineas së Re, Port Moresby.

Incidenti mësohet se ka ndodhur para kampusit të Universitetit, ku qindra studentë protestuan kundër qeverisë dhe korrupsionit shumë të përhapur në vend duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Peter O'Neill.

Megjithëse deputetët e opozitës kanë konfirmuar vdekjen e katër studentëve, si dhe pamjet e televizioneve lokale, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se demonstruesit "vetëm janë plagosur" dhe se policia ka gjuajtur "në paralajmërim", shkruan AA.

Mediat lokale raportojnë se policia hapi zjarr ndaj studentëve kur ata pas protestave paqësore, u përpoqën të futen në autobus i cili duhej ti dërgonte në drejtim të Parlamentit.
Në këto trazira është arrestuar kryetari i Unionit Studentor Kenneth Rapa.

Kryeministri në një deklaratë për media tha se "nuk ndjehet përgjegjës" për përleshjet e sotme midis policisë dhe studentëve, duke shtuar se "nuk ka ndërmend të japë dorëheqje"./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori