Policia ndërhyn në protestat e Stambollit
Në sheshin Taksim këtë të martë kanë hyrë qindra policë turq të njësive speciale duke hedhur gaz lotësjellëse për të shpërndarë protestuesit.

Të mbështetur nga automjete të blinduara, policia me helmeta të bardha kanë hyrë në shesh, por nuk janë shënuar përleshje në mes tyre dhe protestuesve në parkun e afërt, shkruan Reuters.

Ndërsa CNN citon në deklaratë të qeversiës se "nuk do të lejohen më demonstratat e paligjshme". Që nga 31 maji, kur policia ndërhyri për ta shpërndarë një protestë paqësore, Turqia është përfshirë nga protestat masive anti-qeveritare.

Tre persona raportohet të kenë vdekur dhe 5 mijë të jenë lënduar gjatë protestave. Kryeministri Rexhp Tajip Erdpgan, ka thënë se protestat po organizohen nga "elemente ekstremiste" dhe i ka quajtur protestuesit "plaçkitës". /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori