Policia ndalon makinën rrangallë, shoferi përdorte legenin në vend të ndenjëses (FOTO LAJM)

Policët në Norfolk të Anglisë, mbetën të habitur kur ndaluan një makinë dhe gjetën shoferin që po e drejtonte atë pa timon dhe në vend të ndenjëses ishte i ulur në një legen të kthyer së prapthi.

Makina, që besohet të jetë Peugeot 206, u ndalua për shkak se nuk i kishte dritat e ndezura, i mungonin mbrojtëset e përparme dhe gomat i kishte të shfryra.

Megjithëse i mungonin panelet e dyerve, marshi dhe frenat e dorës ishin në gjendje të mirë bashkë me ndezësin e duhanit dhe tapetin për t’i vënë këmbët.

Ende nuk dihet se çfarë dënimi duhet të paguajë shoferi, për veturën në gjendje të rënduar, që tashmë i është konfiskuar.
Shtuar më 14/07/2018, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori