Policia greke "fshesë" ndaj emigrantëve të paligjshëm
Policia greke ka ndërmarrë një operacion për dëbimin e emigrantëve klandestinë të cilët ndodhen në këtë vend. Të paisur me qen policia filloi spastrimin në qendër të Athinës duke arrestuar emigrantët e paligjshëm.

Operacioni ka nisur edhe si pasojë e ankesave të qytetarëve të Athinës. Qeveria njoftoi më herët këtë muaj se do të ndërtojë qendra pritjeje për dhjetra emigrantë të paligjshëm që kanë vërshuar në kryeqytet ku sipas policisë kanë formuar geto dhe në shumë raste jetojne në apartamente të mbipopulluara në kushte të rënda dhe aspak higjenike. /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2012, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori