Shkëmbime zjarri mes policisë dhe terroristëve, dyshohet 2 policë të vrarë

UPDATE - Mediat raportojnë se policia franceze dhe dy vëllezërit e dyshuar si terroristë janë në bisedime.

10:30 Mediat botërore bëjnë me dije se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe dy terroristëve të dyshuar, kanë vdekur 2 persona, që dyshohet se janë policë.

Gazeta "Le Parisien" ka përgënjeshtuar informacionet se ka viktima, duke thënë se aksioni vazhdon, por se nuk ka patur viktima.

Policia e Francës dhe terroristët e dyshuar po shkëmbejnë plumba.

Si pasojë, raportohet se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur.

09:49 Policia e Francës vazhdon të kërkojë dy autorët e dyshuar për aktin terrorist në revistën franceze "Charlie Hebdo", Cherif dhe Said Koauchi.

Në kërkim të terroristëve të dyshuar janë vënë forca të shumta policie dhe 5 helikopterë nga ajri.

Mes policisë dhe terroristëve të dyshuar janë shkëmbyer të shtëna armësh.

Kërkimet për autorët e dyshuar po bëhen në zonën e l'Ainse.

Dyshohet se terroristët dyshohet se mbajnë peng disa pengje./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori