Policia e Londrës ka arrestuar 2 persona të dyshimte
Albeu.com
Sipas agjencise se lajmeve AP, policia e Londrës ka arrestuar sot dy persona në lidhje me katër sulmet e djeshme në trenat e metrosë dhe në një autobus dykatësh.Shpërthimet ishin të ngjashme me ato të para dy javëve dhe ishin paralajmërim se jeta në Londër do të ketë probleme të tilla të vazhdueshme. Policia thotë se njëri është arrestuar në "Dauning strit", ku ndodhet selia qeveritare, kurse tjetri është arrestuar në "Totenhem Kort Roud", afër stacionit të metrosë në "Uoren strit".
Shtuar më 22/07/2005, ora 16:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori