Policia boshnjake bllokoi nje vendbanim te vehabisteve
Albeu.com
Rreth 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë në mëngjesin e sotëm e kanë bllokuar fshatin Gornja Maoça, të Bërçkos, në të cilin jeton bashkësia më e madhe e vehabistëve në Bosnjë e Hercegovinë.
Televizioni federal i BH-s, ka raportuar se ky është një aksion policor me përmasa të mëdha, që për qëllim ka identifikimin e personave, të cilët dyshohen se paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit.
Merret vesh se deri tash janë kontrolluar disa objekte, në të cilat është gjetur sasi e madhe e armatimit.
Mediat në Bosnjë e Hercegovinë, kanë raportuar se shërbimet e sigurimit në këtë vend, e kanë vënë fshatin Gornja Maoça në mbikëqyrje të forcuar.
Sigurimi i shtetit sipas këtyre medieve ka marrë informacione se në fshat po zhvillohen aktivitete, të cilat mund ta kërcënojnë sigurinë shtetërore.
Ky fshat është një vend krejtësisht i izoluar, ndërsa rruga për të shkuar në të, është pothuajse e pakalueshme.
Raportohet se udhërrëfyesit për në fshat janë të shkruar në gjuhën arabe. (kp)
Shtuar më 02/02/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori