Policia blindon Londrën, mbyllet stacioni i metrosë
Policia ka blinduar një pjesë të qytetit të Londrës, pas raporteve se janë gjetur dy pako të dyshimta.

"Daily Mail" shkruan se stacioni i metrosë për në Londër është mbyllur dhe se policia po heton për pakot e dyshimta.

Kutjojmë se kryeqyteti britanik është në gatishmëri të lartë pas sulmit terrorist të së mërkurës në Westminster, ku mbetën pesë të vrarë përfshirë edhe terroristin, si dhe mbi 40 të plagosur.

Policia e Transportit britanik tha se një pako e dyshimtë në një tren është konsideruar "e sigurt", por zyrtarët vazhdojnë të hetojnë për një tjetër pako të lënë në një urë aty pranë.

Fotot e policisë së armatosur që patrullojnë në rrugën "Goswell" janë postuar kudo në mediat sociale.

"Stacioni Barbican është e mbyllur për shkak të një alarmi sigurie jashtë stacionit. Ai do të rihapet kur policia të sigurojë zonën", tha një zëdhënës i transportit kryeqytetas. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori