Polici në Vjenë vret gruan shtatzënë dhe djalin 1 vjeçar

Një polic ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij shtatzënë dhe ka mbytur djalin e tij 1-vjeçar.

Polici i quajtur Daniel L, pasi ka bërë disa kërkime në internet për të gjetur mënyrën sesi të bëjë vrasjen më perfekte, ka qëlluar me armë të dashurën e tij Claudia Konstantinovics dhe ka mbytur djalin e tij Noah, i cili ishte në dhomën tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 8 tetor në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Kur policia kontrolloi banesën e çiftit në Vjenë për të gjetur të dhëna për vendndodhjen e vajzës së zhdukur ato gjetën gjurmë gjaku.
Ato kanë arrestuar Daniel L si të dyshuar, i cili ka rrëfyer edhe vrasjen.

Gjatë marrjes në pyetje Daniel L ka thënë se ka përdorur pistoletën e policisë për ta vrarë 25 vjeçaren.

Ai i ka lënë ato tre ditë në bagazhin e makinës dhe më pasi i ka dërguar në një pyll qindra milje larg shtëpisë së tij, në qytetin Steiermark, ku edhe i ka varrosur.

Policia ka thënë se 23-vjeçari pas i ka varrosur ka organizuar një skuadër kërkimi për ti gjetur.

Shtuar më 10/04/2017, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori