Policët konsumuan marihuanë, kërkuan përforcime pasi nisën të kenë halucinacione
Pëlqej
Vittorio Dominelli dhe Jamie Young nga Toronto e Kanadasë janë suspenduar nga puna, pasi konsumuan marihuanë gjatë orarit të punës dhe kërkuan përforcime me pretendimin se janë në rrezik, pasi kishin nisur të kenë halucinacione.

Polici 36-vjeçar dhe kolegu tij një vit më i ri, janë arrestuar nën akuzën për shpërdorim të pozitës së punës dhe përdorim të evidencave kriminale, transmeton Telegrafi.

Pas bastisjes në disa lokacione, ata kishin konsumuar një sasi të marihuanës së ngrënshme, kur nisën të kenë edhe vegime. Njëri prej tyre është ndjerë në rrezik dhe është ngjitur në pemë, kurse tjetri që u fsheh, kërkoi përforcime.

Gjatë intervenimit, një polic që u ftua të asistonte rrëshqiti në akull dhe theu kokën, por është jashtë rrezikut për jetë.

Dominelli shërben për 13 vjet në polici, teksa Young për dy vjet e gjysmë, do të dalin para drejtësisë më shtatë qershor.


Shtuar më 27/05/2018, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori