Mbappe thyen rekordin e Ibrahimovic

Kylian Mbappe ka kaluar arritjen e Zlatan Ibrahimovic në Paris Saint-Germain.

Hat-triku i sotëm në ndeshjen kundër Lille është i nënti për francezin 23-vjeçar në ndeshjet me PSG-në, vëren gazetari Adrien Grenier. Kështu, Mbappe u bë lideri i vetëm për sa i përket numrit të hat-trikëve në historinë e klubit, si dhe e kaloi Zlatan Ibrahimovicin, i cili shënoi tetë herë tre gola për ndeshje.

Sulmuesi i famshëm suedez luajti për parisienët nga viti 2012 deri në vitin 2016 dhe Kylian Mbappe iu bashkua gjigantëve të kryeqytetit në verën e vitit 2017.

Në total, francezi ka 175 gola në 219 ndeshje për PSG-në. Zlatan ka 156 goditje të sakta në 180 takime. /albeu.com/


Shtuar 21.08.2022 23:20