Olta Boka vuan nga kjo sëmundje e rrallë, detajet i ndan me ndjekësit dhe kërkon këshilla

 Këngëtarja Olta Boka së fundmi ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” problemin shëndetësor që e shoqëron çdo verë.

Nëpërmjet një “Instastory” ajo shkruan se është alergjike ndaj diellit, gjë që i shkakton probleme në lëkurë në momentin që ajo ekzpozohet.

Boka shkruan se kjo është një sëmundje qe nuk shërohet por mbahet nën kontroll, ndërsa i bën kërkesë ndjekësve, për t’i treguar zgjidhje nëse ekziston.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë” shkruan Olta, duke kërkuar edhe këshillat e ndjekësve të saj.

“Në fakt unë vuaj nga dermatiti, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Williams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj”, shkruan këngëtarja.