“Po të isha gjerman do të votoja Angela Merkel”
Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama tha se nëse do të ishte një shtetas gjerman ai do të votonte për Angela Merkel.

“Nëse do të isha një gjerman dhe do të mund të votoja në Gjermani, do zgjidhja Angela Merkel”, u shpreh Obama.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren në Berlin, Obama tha gjithashtu se shpreson se Trump do të mbajë një qasje konstruktive me Rusinë.

Nga ana e saj, kancelarja Merkel ka thënë se do të bëjë “çdo gjë për të punuar edhe me presidentin e ri.” /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori