Pacolli darkë lamtumire me ambasadorin turk: La shenjë në Kosovë

Deputeti Behgjet Pacolli ka njoftuar se sonte është bashkuar në një darkë me ambasadorin turk në Kosovë, Çagro Sakar, u cili do të largohet nga Kosova pasi i mbaron manadati si ambasador.

Pacolli  tha  nëpërmjet një postimi në Facebook Sakar ka lënë shenjë në Kosovë.

“Kisha një darke lamtumirëse me Ambasadorin Turk, Çagri Sakar. Kater vite një miqësi që la shenjë në jetën e Kosovës dhe të shqiptarëve dhe banorëve të Kosovës. Mua me mbeti miqësia e tij dhe popullit turk”, ka shkruar Pacolli.

/albeu.com/ 


Shtuar 18.01.2023 23:25