Çfarë po ndodh me kabinetin e Trump-it? Jep dorëheqjen këshilltari për ekonominë, ja pse
Pas kryeprokurores, mesa duket do në të ndodh një tjetër largim nga administrata e presidentit Trump. Mediat e huaja raportojnë se Travis Kalanick, drejtori ekzekutiv i kompanisë Uber, ka dhënë dorëheqjen nga bordi i këshilltarëve për ekonominë i presidentit të SHBA-­së, Donald Trump.

CNN, raporton se dorëheqja e Kalanick ka ardhur si pasojë e një kritikave të mëdha nga ana e stafi të kompanisë së tij, por edhe publikut, pas miratimit të dekretit presidencial për ndalimin emigrantëve.

Nga ana tjetër, kompania Uber, e cila drejtohet nga Kalancik, ka ngritur një fond prej 3 milion dollarësh për të gjithë ata që do të kenë nevojë për ndihmë ligjore nga zbatimi i dekretit.

Pjesë e bordit të këshilltarëve është edhe Elton Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë Telsa, i cili gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dekretin për ndalimin e emigracionit të presidentit Trump./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori