Po mlidhte tingujt e muzikës në natyrë, ariu shqyen muzikantin
Një muzikant, i cili po “mblidhte” tinguj të natyrës, ndërsa po kompozonte në një vend të largët në Kanada, u vra për vdekje nga një ari, që e tërhoqi zvarrë ndërsa flinte.

Julian Gauthier, 44 vjeç – i cili ka lindur në Kanada por ka jetuar në Francë që kur ishte 19 vjeç – ishte në një udhëtim pranë lumit Mackenzie në Territoret Veriperëndimore kur u tërhoq nga bisha të enjten, 15 korrik, sipas biologut, Camille Toscani, e cila po udhëtonte me të.

Gauthier ishte duke “mbledhur” tinguj të natyrës për punën e tij dhe planifikoi të lundrojë 930 milje poshtë lumit nga Fort Providence në Inuvik.

Ai u sulmua nga kafsha në mes të natës në zonën e Tulitës, vetëm një javë pasi ai postoi foton e katër arinjve, duke qenë i vetmi shpirt tjetër i gjallë atje.

Në një postim në Facebook të shkruar në frëngjisht, Gauthier tha se ai dhe Toscani nuk kishin hasur në asgjë tjetër për tre ditë përveç arinjve derisa arritën në një pikë ku ata mund të merrnin WiFi për të azhurnuar ndjekësit me imazhe duke përfshirë një gjurmë ujku, ushqimin e tyre të shfaqur në një tryezë dhe një tendë kampingu.
Shtuar më 22/08/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori