Tre makina
luksoze, një Ferrari, një Porsche dhe një Mercedes ishin duke bërë gara në rrugë teksa shkaktojnë një aksident të madh duke përplasur një makinë që po i vinte në krahun përballë.
Ngjarja ka ndodhur në Sllovaki dhe është filmuar nga kamerat në bordin e një makine
tjetër që po kalonte aty, raporton Albeu.com.
Rezultati? Për fat të mirë ka vetëm të plagosur, por kjo u ka kushtuar shume shoferëve të makinave
luksoze pasi tashmë janë arrestuar të tre dhe duhet të përballen me gjykatën. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018,
ora 11:56