“Jemi në buzë të greminës”, Berisha thirrje studentëve për protestën e pedagogëve

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me studentët në lidhje me situatën ekonomike të vendit, por dhe grevën e ndërmarrë nga pedagogët. Berisha në fjalën e tij u kërkoi studentëve që të mbështesin grevën e drejtë të pedagogëve për dinjitetin e tyre dhe për të shpëtuar universitetin.

“Ti student me ato që të jep familja e ke biletën dyfish të udhëtosh, e ke qiranë më të lartë, ushqimet janë më të larta, si të mos kujtohet tu ndihmojë udhëton me avion taksi 300 mijë euro në udhëtim. Në një kohë kur kryeministri i Austrisë udhëton me avion udhëtarësh..

A mund të marr një pedagog sa ç’marin punonjësit e fasonërisë. Pse duhet të rrinë ata këtu. Ne jemi buzë greminës.

Qëndrimi ndaj jush është qëndrimi ndaj të ardhmes. Ndaj ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste. Po ju jap një sugjerim, punoni me çdo të ri që njihni. Unë admiroj këtë grevë pasi është një grevë multipartiake dhe flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitetin. Çdo ditë i sulmon një person me probleme të rënda psikike. Ajo që luftojë ata për pagat dhe 100 euro për ju është gjëja më minimale.

Pse duhet të paguhet pedagogu në Prishtinë 1200 euro dhe në Shqipëri 600 euro, kur buxheti i Shqipërisë është më i madh se buxheti i Kosovës. Sepse në Kosovë ministrat nuk udhëtojnë me avion taksi, apo të krijojnë ndërmarrje fiktive si inceneratorët.

Kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta dhe të realizueshme.

Çfarë është 40 % rroga, indeksimi i inflacionit të këtyre 8 viteve. Do të kenë të njëjtën fuqi blerëse si në vitin 2013”, tha Berisha.