Po e braktisin ‘anijen’: Personeli britanik në zyrat e BE në Bruksel goditet nga BREXIT
Shifrat nga të dhënat e Bashkimit Europian marrë nga Reuters si dhe intervistat reflektojnë një pikëpamje pesimiste mbi të ardhmen në Bruksel të afro 900 punonjësve britanikë, ekzekutivë në Bashkimin Europian pasi Britania do të dalë nga blloku në mars të vitit të ardhshëm, sipas referendumit të qershorit 2016.

Këto shifra nxjerrin në pah edhe rolin e kombësisë në avancimin e karrierës në BE, pavarësisht nga një tabu formale mbi diskriminimin në bazë të pasaportës.

“Si britanikë, karrierat tonë këtu kanë përfunduar,” tha një zyrtar i mesëm me mbi 20 vjet shërbim në Komisionin Europian, pasi shumë prej atyre që vazhdojnë kanë fituar një pasaportë irlandeze prej origjinës. “Mirëpo askush nuk do të më shohë mua si irlandez”

Të dhënat publike tregojnë se më 1 janar të këtij viti ishin 894 punonjës të Komisionit, që zyrtarisht kishin kombësi të parë atë britanike. Kjo shifër ishte 135 vetë më pak ose 13% më pak se një vit më parë ose 240 vetë apo 21% më pak se në 2016-ën.

Britanikët e punësuar në BE kanë nisur ndryshimin e kombësisë me një nga 27 shtetet, shumë me atë të Irlandës, prej nga ku miliona britanikë kanë rrënjët e tyre.

Shtuar më 14/05/2018, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori