Meta takohet me Haradinajn: Shqipëria dhe Kosova meritojnë të futen në BE

Në ditën e parafundit të tij si Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe më kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook”, Meta shkruan se Shqipëria dhe Kosova meritojnë integrimin në BE.

Postimi i Metës:

??❤️??Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore.

Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë.

Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur./albeu.com


Shtuar 23.07.2022 19:38