FOTO/ Para dhe gjatë luftës, si ndryshoi Zelensky brenda një viti

Mëngjesin e 24 shkurtit të 2022-s, forcat ushtarake ruse hyn në territorin e Ukrainës, ndërsa kishin nisur edhe sulmet ajrore. Lufta e nisur atë ditë po vazhdon edhe pas një viti.

Ukraina, që kishte në krah Perëndimin, vendosi që të rezistojë dhe të përballet me Rusinë. Edhe më tutje, planet e Rusisë për ta kapur kryeqendrën ukrainase, Kievin kanë dështuar. Ndërkaq, në shumë qytete, në të cilat kishte hyrë ushtria ruse, i është dashur të kthehet mbrapa.

Përgjatë këtij viti, në krye të Ukrainës ka qëndruar i palëkundur presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai është personaliteti i vitit për revistat e mediat perëndimore. Zelensky ka qëndruar gjatë gjithë kohës së luftës në Kiev, ndonëse Perëndimi i kishte rekomanduar dhe i kishte ofruar për ta marrë nën mbrojtje.

Më profesion aktor, Presidenti i tanishëm i Ukrainës, për një vit është përballur me Rusinë, duke i krijuar vështirësi ushtrisë, që konsiderohet e dyta më e forta në botë, pas ushtrisë amerikane.

Mediumi ukrainas “KyivPost” ka publikuar një fotografi të Zelenskyyt, ku vërehen ndryshimet në pamjen e tij brenda një viti.

Image
As Ukraine Resists Russian Invasion, Zelensky Demonstrates These Leadership Lessons
Fotografi para luftës
A Zelensky Deepfake Was Quickly Defeated. The Next One Might Not Be | WIRED
Fotografi në kohë lufte


Shtuar 24.02.2023 14:56