Po bënin gara, Porche dhe Ferrari shkaktojnë kaos në rrugë (VIDEO)
Shoferët e dy veturave sportive Ferrari dhe Porsche po garonin nëpër një rrugë të mbushur me vetura tjera, dhe në një moment duke ndjekur njëri-tjetrin në korsin e gabuar, Porsche përplaset drejtpërdrejt me një veturë duke lënë të vdekur shoferin.

Skena rrëqethëse është filmuar me kamerë të vendosur brenda një veture tjetër që po lëvizte prapa tyre në një rrugë në Zilina të Sllovakisë.

Në video shihet Ferrari me ngjyrë të verdhë duke lëvizur në kahjen e kundërt i ndjekur nga pas nga një Porsche SUV. Megjithatë në një moment para tyre shfaqet një veturë, të cilën e shmang Ferrari, kurse Porsche përplaset drejtpërdrejtë me të.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, mediat lokale raportojnë se shoferi i veturës së tretë ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa shoferët e Ferrari dhe Porsche janë arrestuar nga policia.

Ata pritet të shfaqen në bankën e të akuzuarve, ku ekzistojnë gjasat e mëdha që të dënohen me nga 15 vite heqje lirie.
Shtuar më 27/12/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori