Po bën namin, Trump merr vendimin për mbylljen e TikTok
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se ai do të ndalojë në SHBA aplikacionin TikTok, i cili po rritet shumë shpejt dhe është bërë tejet popullor tek të rinjtë.

Autoritetet në vend kanë ngritur shqetësime rreth kësaj platforme sociale pasi mendojnë që mund të jetë një mjet në duart e inteligjencës kineze.

“Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë në Shtetet e Bashkuara,” u tha Trump gazetarëve ndërsa ngjitej në bordin e Air Force One.

Presidenti amerikan u shpreh po ashtu se ai mund të përdërë fuqitë ekonomike emergjente apo ndonjë urdhër ekzekutiv.

“Epo ja që e kam autoritetin,” u shpreh ai.

Lëvizja e Trump vjen pas një raporti të bërë nga Komiteti për Investime të Huaja (CFIUS) në Shtetet e Bashkuara, i cili heton marrëveshjet që ndikojnë në sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Shtuar më 01/08/2020, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori