Po arratiseshin nga terrori policor, mbytet në lum familja me dy fëmijë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy familje turke janë shuar gjatë mesdites së sotme në lumin Maritsa që ndan Turqinë nga Bullgaria në tentativë për t'u larguar në mënyrë ilegale ngë Turqia.

Në varkën që ishte nisur prej pjesës turke të lumit ndodheshin gjithsej tetë persona, mes të cilëve dy gra dhe tre fëmijë.

Varka është mbytur dhe deri më tani janë gjetur trupat e dy fëmijëve, dy djem, njëri 11 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Sëbashku me ta është gjetur edhe trupi i nënës së tyre, Aishja, 37 vjeçe.

Ajo ishte mësuese në një shkollë dhe u hoq nga puna pas grushtit të dështuar të shtetit, ndërsa familja u përndoq nga autoritetet.

Ndërkohë, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me pesë personat e tjerë që ndodheshin në varkë. /albeu.com/


Shtuar më 13/02/2018, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori