Plehrat, Italia rrezikon gjobitjen nga BE
Pëlqej
Italia do të përballet me gjoba të rënda nga BE nëse do të dështojë në pastrimin e mijëra tonelatave të mbeturinaveqytetin e Napolit. Inspektorët evropianë që vizituan rajonin e Kampanias këtë javë deklaruan se nuk është implementuar asnjë nga masat e kërkuara nga Gjykata Evropiane në muajin mars.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi të premten se problemi i mbeturinaveqytetin jugor, ndër më të mëdhenjtë në Itali, do të zgjidhet brenda dy javësh.

Ai ishte vetë në Napoli ku zhvilloi një takim të posacëm mbi problemin e mbeturinave me autoritetet lokale, disa prej të cilëve e kanë akuzuar për keqmenaxhim.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, Berlusconi hodhi poshtë kërcënimet për gjobë nga BE, duke u shprehur optimist se qeveria do t`i japë zgjidhje cështjes.
Shtuar më 27/11/2010, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori