Plazhi mahnitës me rërë të zezë, por jetën e ke në fije të perit (VIDEO)
Plazhi i bukur Reynisfjara në Islandë është i njohur në të gjithë botën për rërën e zezë të krijuar nga derdhja e lavës në oqean, por që shoqërohet edhe nga histori të trishta.

Përkatësisht, plazhi për të cilin shumë turistë çmenden, është vendosur në bregdetin jugor të Islandës, në brigjet e Atlantikut të Veriut, ku rrymat e rrezikshme dhe të paparashikueshme të detit mund të shkaktojnë valë të mëdha.

Meqenëse ka shumë shkëmbinj të mëdhenj, mbi dhe nënujorë, dhe valët vijnë në intervale të paparashikueshme, ndodh shpesh që turistët që duan të sjellin një foto të paharrueshme nga Islanda, të vijnë shumë afër ujit e ta pësojnë deri dhe me jetë duke u përplasur në këto shkëmbinj.

Në Islandë thonë se pothuajse çdo ditë dikush është i befasuar nga një valë e papritur, e ata që kanë më shumë fat përfundojnë me rroba të lagura ose kamera të shkatërruara, por disa fatkeqësisht vdesin.

Shtuar më 07/09/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori