“Strehouni menjëherë”, hakerat sulmojnë televizionet dhe radiot ruse, sirena alarmi në disa rajone

Kanalet televizive dhe radiot ruse janë hakuar dhe sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në disa zona të vendit mëngjesin e sotëm.

Ministria e situatave emergjente të Moskës konfirmoi hakimin në një postim në Telegram këtë mëngjes.

Një alarm për sulm ajror u transmetua në vend të programeve të zakonshme.

“Ky informacion është i rremë dhe nuk korrespondon me realitetin”, tha ministria.

Njerëzve iu tha të strehoheshin menjëherë në rajonet e Moskës, Leningradit, Sverdlovsk dhe Belgorod gjatë hakimit që thuhet se zgjati rreth 10 minuta.

Nuk është hera e parë që transmetuesit rusë përballen me një hak të tillë.

Vetëm javën e kaluar, një alarm për sulm ajror u transmetua nëpër stacionet radiofonike ruse si rezultat i një sulmi kibernetik. /albeu.com


Shtuar 28.02.2023 10:12