Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Plas skandali, Donald Trump ka tradhtuar për 1 vit Melaninë me modelen e playboy-t
Pëlqej
Donald Trump dyshohet se ka pasur një lidhje të gjatë seksuale me një modele playboy, ndodhur dy muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Ish-avokati i Trump Michael Cohen, ka regjistruar fshehurazi presidentin, që njëherësh ka qenë dhe klienti i tij, teksa diskutonte pagesat për një ish modele të playboy.

Mediat amerikane raportojnë se regjistrimi ishte zbuluar gjatë një kontrolli të FBI në një nga pronat e Cohen, më herët këtë vit, në New York.

The New York Times, shkruan se në regjistrim, Trump dhe Kohen diskutojnë pagesën për Karen McDougal, që pretendonte se kishte pasur një aferë me Trump për rreth një vit.

Regjistrimi, raportohet se është bërë dy muaj para zgjedhjeve.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016, McDougal, ia shiti historinë e saj National Enquirer, në pronësinë e një miku personal të trump.

Ajo thotë se marrëveshja 150 mijë dollarëshe, i dha tabloidit të drejtat ekskluzive për ngjarjen dhe e pengoi atë të flasë publikisht për aferën e supozuar.

Por, The Enquirer, nuk publikoi asgjë dhe ajo thotë se është mashtruar. Ajo pretendon se ka pasur një aferë 10 mujore me Trump në 2005, një vit pasi ai u martua Melanian. /albeu.com/

Shtuar më 21/07/2018, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori