Planifikuan sulm terrorist ndaj ambasadës së SHBA, 4 në pranga
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohen se po përgatisnin një sulm kundër ambasadës së SHBA’ve. Siç raportojnë mediat turke, personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e grupit militant Shteti Islamik.

Ndërkohë, në faqen e saj zyrtare Ambasada e SHBA-së bëri me dije se ditën e sotme do të mbyllej për shkak të kërcënimit në fjalë.

Agjencia e lajmeve turke, Anadolu tha se policia arrestoi katër të dyshuar më 5 mars- të gjithë shtetas irakianë.

Mësohet se dy persona u kapën në një autostradë që lidh portin e Detit të Zi të Samsunit në Ankara, ndërsa dy të tjerët në qytetin Samsun. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori