Planifikohen 20 sulme në Perëndim, Britania e Madhe në alarm
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sekret britanik MI5, Andrew Parker, shprehet se janë planifikuar rreth 20 sulme mbi Perëndimin, të regjistruara 14 muajt e fundit. Shefi i MI5 paralajmëroi se Al Kaeda po planifikon sulme spektakolare kundër Britanisë.

Parker tha se është pothuajse i pashmangshëm një sulm kundër Britanisë, herët ose vonë. Në një fjalim të rrallë publik, shefi i MI5 paralajmëroi: "Edhe pse ne përpiqemi maksimalisht me partnerët tanë, ne e dimë që s’mund të shpresojmë për të ndaluar çdo gjë".

Kjo është hera e dytë që Andrew Parker flet publikisht, pasi ka marrë detyrën për këtë post në vitin 2013, ku paralajmëroi se Britania rrezikon të përballet me një varg "komplotesh komplekse dhe ambicioze" kundër rrjeteve të transportit dhe monumenteve kryesore.

Zyrtarët thonë se po mbajnë nën vëzhgim 600 britanikë që kanë udhëtuar drejt Sirisë, ku 300 prej tyre tani janë kthyer në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori