Rusia ka reaguar e përmbajtur ndaj planit
amerikan për krijimin e "zonave të
sigurta" në Siri, duke thënë se Uashingtoni nuk është konsultuar me Moskën në këtë çështje dhe se të gjitha
pasojat e mundshme duhet të ekzaminohen.
Presidenti
amerikan, Donald Trump më 25 janar tha se synon të ngrejë 'zona të
sigurta për refugjatët në Siri", si pjesë e planit të tij për të kufizuar migrimin në SHBA.
Sipas një dokumenti që e ka parë "Reuters", Trump pritet që brenda pak ditësh ta urdhërojë Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit të hartojnë një plan për këtë brenda tre muajsh, raporton REL.
"Jo, partnerët tanë
amerikanë nuk janë konsultuar me ne", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 26 janar.
"Ky është vendim sovran".
Peskov ka thënë se është e nevojshme që të "bëhen llogari të thella për të gjitha
pasojat e mundshme" dhe se "është me rëndësi që ky plan të mos e përkeqësoj situatën me refugjatë".
Turqia e cila ka kohë që kërkon ngritjen e zonave të
sigurta në Siri, ka thënë se po pret që ta shoh planin
amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 15:13