Plan per eleminimin e Barak Obames
Albeu.com
Dy neonaziste jane vene ne pranga ne Crockett County, ne Tennesse, pasi po planifikonin te vrisnin senatorin e Illinoisit se bashku me 102 persona te tjere.Policia amerikane ka zbuluar nje plan per atentat ndaj kandidatit demokrat per Shtepine e Bardhe, Barak Obama. Dy neonaziste jane vene ne pranga ne Crockett County, ne Tennesse, pasi po planifikonin te vrisnin senatorin e Illinoisit se bashku me 102 persona te tjere.

20 vjecari Daniel Kouart dhe 18 vjecari Pol Shleselman kishin planifikuar te grabisnin nje dyqan armesh, te hynin ne nje shkolle me nxenes afro-amerikane te vrisnin me arme zjarri 88 prej tyre, ndersa 14 te tjereve tu prisnin kokat. Ne fund ato te ekzekutonin Obamen.

Dy te dyshuarit jane arrestuar javen e kaluar. Sic raportohet ata ishin shprehur te gatshem te flijoheshin edhe vete per te arritur shfarosjen e afro-amerikaneve.

Lajmi eshte bere i ditur nga rrjeti amerikan “Fox News” i cili i rreferohet Agjencise Federale te Alkoolit, Duhanit dhe Armeve te Zjarrit.

Ngjarja nuk eshte komentuar nga zyra e shtypit te kandidatit demokrat.

Kjo eshte tentativa e dyte e zbuluar per te eleminuar fizikisht Obamen. Nje tentative per atentat u neutralizua ne 28 gusht te ketij viti ne Denver. (t-ch)
Shtuar më 28/10/2008, ora 15:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori