Plagoset me armë zjarri Ministri i Brendshëm
Ministri i Brendshëm pakistanez Ahsan Iqbal është qëlluar me armë zjarri gjatë një takimi, raportojnë mediat vendase.

Incidenti ndodhi në momentin që takimi kishte përfunduar. Policia ka dalë në deklaratë ku ka thënë se ai ka marrë dy plumba në krahë, shkruan albeu.com.

Iqbal është çuar menjëherë në spital ku është futur në operacion.
Policia gjithashtu bëri me dije se është arrestuar i dyshuari kryesor. Ai është 21 vjeçarri, Abid Hussain. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2018, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori