Pitoni gëlltit një shpend në mes të qytetit (VIDEO)
Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga vendi i “çudirave”, Australia.

Në videon e publikuar shfaqet një piton rreth 3 metra i gjatë i cili është duke mbajtur kokë poshtë një shpend.

Bishti i zvarranikut gjigant ishte përreth një antene televizive ndërsa pjesa tjetër e trupit të tij ishte e varur poshtë nga pesha e zogut.

Duke luftuar me gravitetin, pitoni vazhdonte të mbante, me anë të nofullave të tij të fuqishme, shpendin e varur në ajër.

Videoja është postuar në internet nga të zotët e shtëpisë në Australi. Edhe pse pamjet ndërpriten, personi që ka postuar videon konfirmoi se pitoni arriti që ta hante të gjithin.


Shtuar më 22/02/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori